Në mungesë ende të një vaksine të posaçme kundër Covid-19, shkencëtarët britanikë po studiojnë mbrojtjen e mundshme kundër koronavirusit që mund t?a krijojë vaksina e trefishtë kundër fruthit, shytave dhe rubeolës.
Siç shkruajnë mediat britanike, shkencëtarët u referohen disa rasteve ku shumë persona të cilëve u është injektuar kjo vaksinë që kur ishin fëmijë, kanë shfaqur shumë më pak simptoma nga infektimi me Covid-19 krahasuar me të pavaksinuarit. Një rast konkret është ai i marinarëve të aeroplanmbajtëses amerikane Teodor Rusvelt.
Në fillim të Qershorit, mbi 1 100 marinarë në bord rezultuan pozitivë ndaj testeve të Covid-19. Përveç njërit prej tyre që shfaqi komplikacione dhe ndërroi jetë pas shtrimit në spital, të gjithë të tjerët e kaluan infektimin me simptoma të lehta.
Ata që shfaqën simptoma të lehta e kishin bërë vaksinën e trefishtë rreth të 20-ave. Për këtë arsye, në Britaninë e Madhe po shqyrtohet mundësia e nisjes së testeve të kësaj vaksine tek njerëzit, me synimin për të rritur imunitetin mbrojtës ndaj Covid-19.
Vaksina e trefishtë i është injektuar popullatës në disa vende të botës përfshirë edhe Shqipërinë, duke nisur nga fundi i viteve ?80.
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/